X

Balla pas takimit me deputetët francez: Jam i sigurt që në qershor hapen negociatat me BE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe deputetja Blerina Gjylameti zhvilluan sot një takim me dy deputetët francezë, Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, të cilët i përkasin Grupit Parlamentar të presidentit Macron.

Në një prononcim për mediat pas takimit me dy deputetët francezë, Balla tha se Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kishim sot në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion të nderuar të Komisionit për Çështjet evropiane dhe të Komisionit të Politikës së Jashtëm të Asamblesë Parlamentare franceze. Dua ta theksoj që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me parlamentin francez. Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe që mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Jam shumë i sigurtë që në qershor Shqipëria do ti hapi negociatat me BE, sukurse jam shumë i sigurtë në vijimin e një bashkëpunimi me parlamentin francez dhe se Shqipëria është një destinacion i rëndësishëm për kompanitë francezë, jo vetëm në sektorin e industrisë. Ne kemi shumë për të mësuar nga sipërmarrjet franceze përsa i përket turizmit”- tha Balla.

More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Rama nuk gjen rehat, edhe në Berat e presin me protesta

Nuk ka rehat për Edi Ramën. Në çdo dalje të tij jashtë Tiranës ai pritet me protesta. Në kuadër të...

Close