X

“Turqit janë si qentë e egër”, përjashtohet deputeti grek nga Parlamenti Europian

Një deklaratë me nota racizmi i ka kushtuar përjashtimin e tij deputetit grek, Eleftherios Synadinos, nga Parlamenti Europian.

Ndërsa ndërhyri gjatë një diskutimi mbi çështjen e refugjatëve, deputeti grek i partisë “Agimi i Artë” u shpreh: “Turqit janë si qentë e egër kur luajnë, por kur duhet të luftojnë kundër armiqve të tyre, ata ikin”.

Kjo deklaratë solli reagimin e ashpër të presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili vendosi ta përjashtojë menjëherë, duke theksuar se komentet e tij ishin në kundërshtim me rregulloret e institucionit për të drejtat e njeriut.

Të ngjashme

More in BALLKAN, LAJME
Era e keqe nëpër autobusa, gjobë 42 euro për ata që s’lahen

Shumë njerëz janë ankuar në Rumani, pasi në autobusa vjen erë e keqe, nga njerëzit e veshur me rroba të...

Close