X

Tsipras sfidon opozitën: Do ju bëj t’i gëlltisni pilulat e hidhura, një nga një

Kryeministri grek, Tsipras, përsëriti të mërkurën synimin e tij për të përfunduar mandatin e tij katërvjeçar në detyrë, duke shtuar se opozita kryesore konservatore do të mposhtet në zgjedhjet e përgjithshme.

“Ata nuk duhet të presin që ne t’u bëjmë atyre favor duke bërë zgjedhje të parakohshme”, tha ai në një takim të grupit parlamentar të SYRIZA-s.

“Ata do i gëlltisin pilulat e hidhura një nga një. Së pari ata do të përballen me refuzimin e qartë në zgjedhjet evropiane dhe pastaj në vjeshtë do të marrin humbjen përfundimtare dhe vendimtare në zgjedhjet kombëtare. Ajo do të jetë fitorja e madhe e progresit kundrejt konservatorizmit, të Greqisë të së shumtëve, kundrejt Greqisë së elitave,” tha ai.

Tsipras sulmoi kreun e Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë “përfaqësues dhe eksponentë të elitës” të cilët ëndërrojnë një vend ku “pak do të lulëzojnë dhe shumica do të vuajë”.

Ai gjithashtu hodhi poshtë vlefshmërinë e sondazheve që tregojnë një udhëheqje të qartë për opozitën, duke i përshkruar ato si një “mashtrim të madh”.

“Kryeministrat nuk zgjidhen nga miqtë e tyre të biznesit dhe pronarët e mediave, ose nga miqtë e tyre të sondazhit, por nga populli grek me votën e tij”, tha ai.

More in BALLKAN, LAJME
Iu kapën 500 mijë euro, këto janë pamjet nga operacioni ndaj fajdexhinjve në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me policinë kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e mëngjesit të sotëm, ku janë vënë...

Close