X

Shton kamerat e sigurisë, Rama përgatit qelitë për ata që i prekin instalacionin

Kur duhen edhe dy ditë nga protesta e madhe e opozitës që do të mbahet në bulevard, Kryeministri Rama ka rritur masat jo për sigurinë e qytetarëve që do të marrin pjesë protestë, por për sendet e tij të preferuara.

Në orët e fundit, siç bën para çdo proteste, Rama po kujdeset të veshë instalacionin e tij në hyrje të kryeministrisë.

Madje jo vetëm kaq por i ka vendosur edhe katër kamera sigurie me qëllim që të identifikojë protestuesit të cilët në mendimin e tij do ti dhunojnë instalacionin e preferuar.

Pasi humbi kërpudhën e tij të preferuar në protestën e 16 shkurtit, Rama mund të durojë çdo gazlotsjellës ndaj protestuesve, por jo të humbasë edhe instalacionin e tij të dashur.

Rama ka treguar se për lodrat e tij është gati të ndëshkojë me qeli këdo që ia prek ato.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

Nga Armand Shkullaku Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme...

Close