X

Maqedonia e Veriut/ Prokuroria kërkon burg për katër anëtarë të DSK-së

Prokuroria Publike sot lëshoi urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër katër shtetasve maqedonas. Personat dyshohen se si punonjës të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Ministrinë e Brendshme kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar dhe kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 50,670,000.00 denarë.

Zyrtarët dyshohen se në periudhën nga janari 2007 deri në maj 2017 kanë vepruar në kundërshtim me “Udhëzimet për shfrytëzimin e mjeteve për qëllime specifik të DSK-së”.

Në këtë periudhën kohore të dyshuarit në 172 raste kanë tërhequr mjete financiare për të cilat kanë paraqitur kërkesë dhe letër verifikimi për shumat e tërhequra, por në fund të vitit pa siguruar kopje kanë shkatërruar “Librin kryesor të evidencës”, pa miratim nga ana e shefit të Drejtorisë dhe pa proces verbal. Veprimet e tilla kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit në vlerë prej 50,670,000.00 denarë, shkruan Alsat.

Duke marrë parasysh faktet, Prokuroria Publike kërkon nga Gjykatën Themelore Shkup 1 caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Jozyrtarisht, një nga të dyshuarit është Toni Jakimovski, ish-shefi i kabinetit në DSK, në periudhën kur Drejtoria udhëhiqej nga Sasho Mijallkov. Ndërsa tre të tjerët mendohet të jenë Petre Peshovski, Stevo Maxhovski, Kristina Josifovska, gjithashtu të punësuar në DSK.

More in BALLKAN, LAJME
Ikën nga Tirana, zbulohet vendondodhja e Ramës ditën e protestës së opozitës

Opozita do të zhvillojë më 16 mars një tjetër protestë të madhe përpara selisë së qeverisë. Kjo është protesta e...

Close