X

Lind Kupa e Botës për klube, zyrtarizimi bëhet nesër nga FIFA në Majemi

FIFA organizon nesër mbledhjen e radhës në Majemi dhe duket se do të ketë surpriza. Organizata që drejton futbollin botëror do të aprovojë një kompeticion të ri, Kupën e Botës për klube, që pritet të zëvendësojë kupën e Konfederatave dhe do të organizohet çdo katër vjet.

Edicioni i parë duhet të organizohet nga data 17 qershor deri më 4 korrik të vitit 2021, ndërsa vendi ende nuk është përcaktuar. Skuadra që do të fitojë turneun, do të jetë kampione deri në vitin 2025, kur do të organizohet edicioni i dytë, ndërkohë që atë vit nuk do të ketë evente të tjera ndërkombëtare.

Edhe kupa e botës për klube, që tani zhvillohet çdo vit, në muajin dhjetor, do të zhduket. Ka pasur kundërshtim të madh nga UEFA për këtë projekt, ndërsa Barcelona ka qenë promotori më i madh i turneut në fjalë që në fillim, kur Xhani Infantino mori drejtimin e FIFA-s, në vitin 2016.

“Mundo Deportivo” shkruan se po shihet mundësia për reduktimin e klubeve europiane nga 12, siç ishte thënë në fillim, në 8. Në turneun që pritet të miratohet nesër, do të marrin pjesë gjithsej 24 skuadra.

Të ngjashme

More in LAJME, SPORT
VIDEO/ Protesta e 16 Marsit, mesazhi i fortë i Lulzim Bashës

Pak orë larg protestës së 16 marsit, lideri i opozitës Lulzim Basha ka lëshuar një thirrje përmes rrjeteve sociale. Kreu...

Close