X

Iu kapën 500 mijë euro, këto janë pamjet nga operacioni ndaj fajdexhinjve në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me policinë kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e mëngjesit të sotëm, ku janë vënë në pranga 11 persona.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin jepnin para me fajde, kundrejt përqindjeve shumë të larta që varionin nga 3-20% të shumës, vetëm për një javë vonesë. Po ashtu nga ana e gjykatës është pezulluar noterja Valbona Hajdari.

Ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë Artan Dragani ish kancelari i gjykatës.
Ergys Lohja, punonjësi i policisë që po ashtu është pezulluar nga detyra, për shkak se dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë skemë të mashtrimit.

Gjate hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e tw dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.

Dyshohet se në këtë grup kriminal janë të implikuar 22 persona, ndërsa 4 persona janë shpallur tashmë në kërkim.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj.

Njoftimi i policisë:

Sot, në kuadrin e operacionit policor “MARANAJ” të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkoder nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbeshtetjen e Drejtorise për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorise se Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorise se Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigursisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.

Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.

Të arrestuar janë shtetasit:

1. B. A. 61 vjec nga Shkodra

2. E. M., 33 vjec nga Shkodra

3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;

4. A.D. 39 vjec nga Shkodra

5. M.B. 31 vjec nga Shkodra

6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

7. E.F., 38 vjec nga Shkodra

8. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra

9. P.V., 54 vjec nga Shkodra;

10. L.S., 48 vjec nga Shkodra;

11. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.
U ekzekutua gjithashtu edhe masat e sigurisë:

Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:

1. V.H., nga Shkodra;

2. A.S., nga Shkodra

3. E.L., nga Shkodra.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– 238 600 Euro CASH
– 272 400 dollarë CASH
– 414 000 Lekë
– 510 Paund Britanik
– 20 automejte transporti
– 1 revolver,
– 1 krehër pistolete me fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– 5 kompjutera laptop
– 50 celularë

– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

More in AKTUALITET, LAJME
Basha: Zgjedhje të parakohshme për daljen nga kriza politike

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, kreu i PD, Lulzim Basha tha se aleanca për...

Close