X

Flet protestuesi që u etiketua si agjent: Nuk kam lidhje me SHIK-un, kam vajtur në protestë si gazetar

Xhevahir Asllani, ka qenë në protestën e opozitës, kur është fotografuar nga mediat dhe etiketuar si një agjent i SHISH. Ai ka sqaruar për emisionin “Të Paekspozuarit”, se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ai ka qenë në protestë si gazetar dhe se dokumenti i identifikimit që i ka treguar policit është një ID dhe nuk ka lidhje me agjensitë e inteligjencës.

Xhevahir Asllani: Ne malësorët kemi sedër të theksuar. Sic kam qenë kundër një sistemi totalitar më parë.

Ylli Rakipi: Xhevahir, ti ke nxjerr një dokument aty, policit.

Xhevahir Asllani: Është një ID për të dhënat personale. Rregulli është që policia merr masat për sigurinë e aktivitetit. Në këto rrethana ishte vendosur kordoni i policisë në KQZ. Unë vazhdova, ishte edhe nje amerikan aty. Foli amerikançe. Polici më tha nuk lejohet këtu. I thash jam në shërbim për transmetimin e situatës, si gazetar.

Ylli Rakipi: Me SHIK-un nuk je ti?

Xhevahir Asllani: Jo. Nuk është turp të punosh. Por, jo e them edhe për shikuesit. Ndërkohë që unë po vazhdoj punën time.

Enton Abilekaj: Kam edhe unë një ndjesë për t’i kërkuar zotërisë.

Xhevahir Asllani: Një profesionist duhet të vërtetoj lajmin në tre burime.

Ylli Rakipi: Uniforma jotë dukej si ushtarak, prandaj janë ngatërruar gazetarët.

Enton Abilekaj: Ju paraqiteni si gazetar dhe je me strish “Rama ik”, sikur nuk shkon.

Xhevahir Asllani: Akuza si person i sigurimit, është e tmerrshme.

Ylli Rakipi: Në demonstratën pas dy ditësh do jesh?

Xhevahir Asllani: Kam marrë pjesë në protesta në Angli. Kam udhëhequr komunitetin shqiptar atje.

/TPZ.al/ 

More in AKTUALITET, LAJME
Lefter Maliqi: Rama nuk ka folur me mua, në rresht nuk më vë dot njeri, s’votoj kundër opozitës

Deputeti i PD-së, Lefter Maliqi i cili u ul në Kuvendin e Shqipërisë me mandatin e lënë nga Partia Demokratike,ka...

Close