X

Ekzekutohet në New York kapoja i familjes mafioze ‘Gambino’

Italo-amerikani Francesco ‘Frank’ Cali, kapoja i familjes mafioze të Gambino, i konsideruar si ndërmjetësi i Casa Nostras përtej Atlantikut, u vra në një pritë përpara banesës së tij në Staten Island, në New York.

53-vjeçari vdiq në spital, si shkak i plagëve të marra. Sipas mediave amerikane, kjo është vrasja e parë e madhe në qarqet e krimit të organizuar në Nju Jork për më shumë se 30 vjet.
Sipas disa dëshmitarëve, Cali ka marrë të paktën gjashtë të shtëna me armë.
 106016992 052926157

Ai u qëllua nga një njeri, i cili i doli para dhe më pas u arratis me një makine blu. Menjëherë pas pritave, sipas dëshmitarëve okularë, disa nga pjesëtarët e familjes së tij dolën në rrugë dhe u panë duke qarë mbi  trupin e tij. Deri më tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim, shkruan tg.com.

Familja Gambino është një nga familjet më të rëndësishme të krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara.

Të ngjashme

More in BOTA, LAJME
Prapaskenat, Rama urdhëroi shkarkimin e Drejtorit të Policisë Fier

Shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi, nuk lidhet me performancën e tij në punë, por...

Close