X

“Duhet të ishte pas hekurave, emërohet drejtor i përgjithshëm në ministri”

Emërimi i Eduard Ahmetit si Drejtor i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ka sjellë reagimin e ashpër të ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, ish drejtori i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, i akuzuar për abuzimet me rimbursimin e barnave, nëse do të kishte shtet ligjor sot duhet të ishte në burg.

Reagimi i ish-kryeministrit vjen pas denoncimit të marrë nga një qytetar.

Reagimi i Berishës:

Hajnia si merite absolute!

Lexonin denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Eduard Ahmetaj ish-drejtori i Fondit te kujdesit te detyrueshem shendetesor pas vjedhjeve, abuzimeve me rimbursimet e ilaceve dhe sksndaleve ne kete institucion emerohet drejtor i pergjithshen nga ministrja Balluku, ne qoftese do te kishte shtwt ligjor Eduardi duhet te ndiqet penalisht per demin ekonomik te verifikuar nga KLSH dhe pasojat shendetesore qe kane shkaktuar te pacientet, i korruptuar dhe me masa te lene nga KLSH, Eduard Ahmetaj emerohet Drejtor i pergjithshem ne ministrine e Ballukut.

More in AKTUALITET, LAJME
Deklarata e fortë: QSUT, kosh plehrash për ilaçet e skaduara

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka akuzuar edhe njëherë ministren e shëndetësisë Manastirliu si përgjegjëse të drejtpërdrejtë për lejimin e depozitimit...

Close