X

Debati/ Lefter Maliqi mori mandatin e PD dhe e kaloi tek PS, ja si i përgjigjet analistëve

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Analistët e kanë pyetur, për kapërcimet e tij të shumta duke kaluar nga njëra parti në tjetrën dhe faktin se mandatin e PD-së e ka kaluar për PS-në.

Ylli Rakipi: Si I merr votat Lefter?

Lefter Maliqi: Shalsi dhe Klosi më kanë thënë si nuk futen dot në Lapardha dhe Lumas. Unë jam i thjesht me njerëzit, kam mbajtur premtimet. Edhe fondet e mija, i kam djegur dhe ja kam dhënë familjeve në nevojë. Krijova ansambël, qendër kulture.

Ylli Rakipi: Në vitin 2016, në Berat erdhi Lulzim Basha. I keni thënë “mirëserdhe kryeministër i ardhshëm”.

Lefter Maliqi: Takimi në Lapardha është bërë në 2016 dhe ka qenë një javë para kur i vajta në zyrë dhe i thash nuk kam besim te ju. Ai më premtoi që do isha në vend të parë. Më tha do vij në Lapardha këto ditë. Unë vazhdova sakrifikova në çadër, edhe me shpenzimet e mija. Takova Berishën, i thash se Basha më ka premtuar se do jem i pari. Kur lexoj emrin i treti, i coj mesazh Bashës dhe Berishës, mosmirnjohje, zhgënjim, ju do të humbisni. Berisha më ktheu përgjigje më tha ju vlerësoj, Basha nuk më ktheu.
Basha më priti në 7 në darkë. Më tha të më falësh, kam djegur Jozefinën e këta të tjerët. Në debat e sipër i thash, ke dy ditë afat.

Ylli Rakipi: Ju në vitin 2017, pritët kryeministrin Edi Rama. I thatë edhe atij “ paç këmbën e mbarë, kryeministër”.
Këtu kemi problem. Sepse more mandatin e PD-së.

Lefter Maliqi: PD ma ka borxh mandatin. Unë jam me liderët që vlerësojnë banorët. Politika këtu të përdor dhe të hedh. Fundi im politik ka të bëjë me ata njerëz atje.

Ylli Rakipi: Ju i kishit premtuar PD-së. Më pas kaluat me Ramën. Morët postin e nëndrejtorit të bugjeve.

Enton Abilekaj: Mandati i PD-së, i ka shkuar Edi Ramës. Pranon mandatin e PD-së, kur ja ke dhënë PS-së. Nuk të takon ky mandat. Duhet të hapje krahun.

Lefter Maliqi: Për të qenë i sinqertë, kjo pyetje pritet, bëhet edhe nga demokratët. Unë po të them, PD ma ka patur borxh.
Basha ka thënë do largoj Maliqët në datë 16. Më vjen keq për demokratët, se i ka cuar në nivelin më të keq. Duket ndryshuar lidershipi.

Ylli Rakipi: Ju keni marrë mandat të PD-së dhe e keni kaluar majtas.

Lefter Maliqi: Unë do përfaqësoj ata, të zhgënjyerit dhe gjithë elektoratin.

Enton Abilekaj: Ti nuk mund të përfaqësosh kundërshtarët e personave që të knë votuar. Ata që votuan për PD-në, në vitin 2017, janë kundër teje. Ti nuk i përfaqëson dot ata. Nuk mund të ulesh tek vendi i Lulzim Bashës. Nuk mund të dalësh të shash në fjalën e parë në përlament, Lulzim Bashën. Ti je ideja e Ramës për opozitën. Ti nuk shkove te Rama për moral, por sepse Basha të vuri të tretin.

Leftër Maliqi: Morali im është me njerëzit që më votojnë. Nëse mendon se Rama më komandon, e ke gabim. Edhe Berisha nuk më bënte gjëra të tilla. PD pa mua përfundon me një mandat.

/TPZ.AL/

More in AKTUALITET, LAJME
Kërcënohet me jetë gazetarja Fiori Dardha

Fiori Dardha, gazetarja e njohur e emisionit ‘Boom’ në Ora News është kërcënuar pak minuta më parë me jetë. Kërcënimi...

Close