X

“Ata fëmijë nuk i lë në rrugë”, pronari i truallit tek “Petro Nini” zotohet për marrëveshje (me një kusht)

Pronari i truallit, pranë shkollës Petro Nini, ku pak ditë më parë, pati një përplasje mes banorëve dhe përmbaruesve, është zotuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për një marrëveshje me banorëte, por me kushtin që ata të kërkojnë falje publike për dëmin moral që i kanë shkaktuar.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Gavoçi, jemi dakord që në fund të këtyre 20 minutave, ju t’i riktheheni idesë së një marrëveshje. Shtetin tonë edhe ti e ke cuar në Strazburg.

Aleksandër Gavoçi (pronari i truallit): Zoti Rakipi, të jap llafin, kur të plotësohen ato që thashë unë, që të fle rehat nga ana morale, ata fëmije nuk i lë në rruge. Kur të verifikohen të gjitha, të kërkojnë falje publike. Në të kundërt nuk bëj asnjë hap. Të kam dhënë fjalën këtu, që po nuk i lë jashtë ata fëmije që janë aty. Ndërsa, për Luan Llapaj, e ka edhe një vilë tjetër në Qesarak. Avokati im që është aty ta nxjerrë dhe ta shohë, ai që thotë se nuk ka shtëpi.

Klodian Reçi (Avokati i banorëve): Ti do të të kërkojnë falje për fyerjet, përgojimin?

Aleksandër Gavoçi: Po shumë i saktë je.

Klodian Reçi: Do të bëhet përgënjeshtrim nesër, për të gjitha këtë fjalë. Zotohem se këta e marrin përsipër. Nëse i qëndroni marrëveshjes, pas ndjesës morale dhe faljes.

Ylli Rakipi: Ta lëmë që në fund, banorët do të pranojnë çdo gjë që ju kërkoni, do të arrihet në një marrëveshje?

Aleksandër Gavoçi: Po. Nëse do të bëhen të gjitha këto.

/TPZ.al/

More in AKTUALITET, LAJME
Të shtëna me armë në Tiranë. Dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë tek stadiumin “Dinamo”, ndërsa nga të dhënat e para...

Close