X

Arsyeja alarmuese pse Facebook dhe Instagram u bllokuan dje, por ja çfarë thotë Zuckerberg

“Facebook” ka kërkuar falje për atë që duket të jetë ndërprerja më e gjatë ndonjëherë e shërbimit të rrjetit social.

Ditën e djeshme miliona përdorues të “Facebook” në mbarë botën kanë hasur probleme me përdorimin e kësaj platforme, probleme të cilat shoqëruan përdoruesit edhe orët e para të mëngjesit ët sotëm.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Twitter-it”, “facebook” ka shpjeguar dhe ka kërkuar falje për anomalinë që përfshiu këto platforma të rrjeteve sociale.

“Dje si rezultat i ndryshimit të konfigurimit të serverit, shumë njerëz hasën vështirësi në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona. Tani i kemi zgjidhur çështjet dhe sistemet tona janë duke u rikuperuar. Na vjen keq për shqetësimin dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve”, shkruan Facebook në Tëitter.

Ndërkohë ditën e djeshme, “New York Times” shkroi se bllokimi i rrjeteve sociale, Facebook, Instagram dhe Whats app, erdhi për arsye të një hetimi kriminal që ishte ngritur, pasi dyshohet se gjigandi i rrjeteve sociale ka shitur detaje personale të përdoruesve.

Për këtë arsye specialistë brenda rrjetit ndërhynë ndoshta për të fshirë në kohë rekord materiale komprometuese.

More in LAJME, Magazine
“Duhet të ishte pas hekurave, emërohet drejtor i përgjithshëm në ministri”

Emërimi i Eduard Ahmetit si Drejtor i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ka sjellë reagimin e ashpër të...

Close