X

VIDEO/ Mesi i mbinatyrshëm, Barcelona “shpartallon” Lionin

Barcelona nuk ka lënë vend për diskutim në përballjen e kthimit ndaj Lionit. Në ndryshim nga ndeshja e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, kësaj here Barcelona u kujdes që të shmangte shpërdorimet duke mbyllur takimin me rezultatin përfundimtar 5 – 1.

Ndeshja fillon me polemikë. Suarez fiton një 11-metërsh shumë të dyshimtë që çuditërisht nuk solli reagimin nga gjyqtarët në dhomën e sistemit VAR. Pak minuta më vonë Suarez sërish protagonist me asistin që jep për Kutinjon, të cilit i mbetet vetëm të shtyjë topin në portën e boshatisur.

Lion reagon me anë të Tusart në të 58-ën, por më pas Leo Mesi “zgjohet” dhe shënon në minutën e 78-të. Megjithatë “pleshti” nuk ndalet me kaq, pasi jep dhe dy asiste për Pike e Dembele në minutat e fundit të takimit.

Barcelona 5 – 1 Lion
Shënues: Mesi 18’ (pen), 78’, Kutinjo 31’, Pike 81’, Dembele 86’  / Tusart 58’

Të ngjashme

More in LAJME, SPORT
Liverpul magjik, Jurgen Klop sundon në mes të Mynihut!

Liverpuli ka triumfuar 3-1 në Mynih ndaj Bajernit, duke marrë një fitore të madhe, pas barazimit 0-0 në Liverpul. U...

Close