X

Starton sezoni i ri në Formula Një, miratohet ndryshimi për provat zyrtare

Këtë fundjavë, në pistën e Melburn, të Australisë, do të startojë sezoni i ri i Formula Një. Si këto vitet e fundit edhe në këtë sezon pretendentët kryesorë për të triumfuar janë kampioni i Botës në fuqi, Ljuis Hemilton dhe piloti i Ferrarit, Sebastian Fetel. Pa harruar edhe emra të tjerë si Botas apo Vershtapen, i cili pavarësisht moshës së re është një pilot që gjithnjë garon në limite.

Për këtë sezon, Federata Ndërkombëtare e Automobilzmit ka menduar të shpërblejë me bonus pilotin që do të arrijë të rrëmbejë “Pole Position”, në provat zyrtare. Piloti i cili fiton provat zyrtare, në rast se në fundin e garës do të renditet mes 10 pozicioneve të para atëherë do të përfitojë një pikë më shumë në klasifikim.

Duke llogaritur kalendarin atëherë këtë sezon do të jenë të disponueshme 21 pikë shtesë, të cilat në fund mund të kampionatit mund të bëjnë diferencën. Rregulli i ri do të vihet menjëherë në zbatim, duke nisur nga kjo fundjavë në çmimin e madh të Australisë.

More in LAJME, SPORT
Haradinaj: Kosova është e interesuar për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim sot, Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e...

Close