X

Liverpul magjik, Jurgen Klop sundon në mes të Mynihut!

Liverpuli ka triumfuar 3-1 në Mynih ndaj Bajernit, duke marrë një fitore të madhe, pas barazimit 0-0 në Liverpul. U duk një barazim me shumë vlerë për Bajernin ai në Angli, por në kthim muzika ishte e tëra me simfoni të “The Reds”.

Sadio Mane shënoi në minutën e 26-të, duke evidentuar defektet e mbrojtjes bavareze, por në minutën e 39-të Matip shënoi një autogol dhe Bajerni u kthye fuqishëm.

Pjesa e dytë pritej zjarr nga Bajerni, por nëse bavarezët me zor  kanë marrë kreun në Bundesligë, ky është një sinjal i qartë se kanë nevojë për reformë totale.

Liverpuli e kontrolloi qetësisht ndeshjen dhe Van Dijk në minutën e 69-të dhe Sadio Mane në minutën e 84-t dërrmuan shpresat bavareze dhe gjithashtu ato gjermane në Champions League.

More in LAJME, SPORT
“Shuplakë” nga Departamenti i Shtetit: Në zgjedhjet e 2017-ës pati blerje votash

Për shkak të zgjedhjeve të vitit 2017 politika shqiptare është futur në një krizë të thellë. Opozita e braktisi parlamentin...

Close