X

Guardiola: Dua Bajernin në çerekfinale të Championsit, kam shumë miq te ky klub!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i pyetur në lidhje me kundërshtarin e mundshëm në fazën çerekfinale të Champions League, ka thënë se do t’i pëlqente më shumë të përballej me ish-skuadrën e tij, Bajernin e Mynihut.

Spanjolli e ka drejtuar ekipin bavarez për tri vite, në periudhën 2013-2016. E njeh më mirë dhe ndoshta do ta kishte më të lehtë të përgatiste skuadrën e tij për këtë kundërshtar.

“Midis Liverpulit dhe Bajernit, do ta zgjidhja Bajernin. Jam pjesë e Jam pjesë e këtij klubi, e dashuroj Mynihun dhe klubin bavarez, ku kam lënë shumë miq nga koha kur punoja për të”, – ka thënë mes të tjerash Guardiola. Ai rivalizon me Liverpulin në kampionatin anglez për titullin kampion, ndërkohë që fitimi i mundshëm i Championsit do të ishte vërtet një sukses i madh për Mançester Sitin.

More in LAJME, SPORT
Nigeri, shembet shkolla, dyshohet për viktima

Një shkollë është shembur papritur në Lagos, në Nigeri, dyshohet për shumë viktima. Mendohet se të paktën 10 fëmijë kanë...

Close