X

Fevziu ulet në aeroportin më të çuditshëm të planetit dhe bisedon me indigjenët për Edi Ramën

Gazetari i famshëm, Blendi Fevziu, bën me dije, se është ulur në aeroportin më të çuditshëm të planetit, në ishullin Corazon de Jesus, (Zemra e Krishtit), të Panamasë.

Në fakt, ky duket si një nga aeroportet që përdorin zakonisht kartelet e drogës, mjaft të njohura në këtë rajon.
Në këtë aeroport, Fevziu dhe tre shoqëruesit e tij, kanë mbërritur me një charter me katër vende në bord, pa llogaritur këtu dy pilotët dhe një të tretë rezervë, për shkak të rëndësisë së grupit.

Këto tipe aeroportesh, vitet e fundit, janë ndërtuar edhe në Shqipëri, por duket se Fevziu nuk ka patur kohë t’i vëzhgojë nga afër.

Përpara se të zbriste në këtë aeroport, Fevziu është fotografuar nga paparacët, me komunitetin indigjen Emberà, me të cilët ka shkëmbyer pikëpamje rreth prejardhjes së popullësisë panameze.

Në fund, indigjenët i kërkuan Fevziut, që t’i lutet Edi Ramës, për të ardhur gjashtë muaj në Panama, për të ndërtuar bashkë me ta, “Panamanë që duam” dhe portalin panamajaqëduam.com. Në këtë portal, Panamaja mbarë, do t’i paraqesë Edi Ramës, të gjitha hallet që ky vend nuk i ka zgjidhur dot në shekuj.

Udhëtimi i Fevziut dhe tre shoqërusëve të tij në Amerikën Latine, vazhdon.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

More in TEJ E KETEJ
Baton Haxhiu hedh valle me një nga fiset më të njohura të Panamasë (video)

Mediat panameze, transmetuan dje një nga vallet më të njohura të Panamasë, të kërcyer nga Baton Haxhiu dhe disa gra....

Close