X

Alibia e Ramës me skenarin rus që po na pengon drejt BE

Edi Rama më në fund ka folur për rrezikun rus në konferencën e përbashkët për shtyp me Zoran Zaev. I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi, në lidhje me rrezikun rus për të cilin foli shefi i shërbimit sekret Bendo, në sfondin e protestave opozitare, kryeministri nuk i mohoi këto zëra.

Me një gjuhë plot nënkuptime ai tha se “Rusia nuk është një vend tifoz i zgjerimit të BE, as i integrimit tonë në BE. Sa here kjo axhende cenohet, çdo vend që nuk është tifoz sheh një oportunitet” nënvizoi kryeministri duke hequr një paralele me situatën aktuale.

Mirë po të shkohet pas kësaj logjike i bie se hashashin na e kanë mbjellë nga Moska, kriminelet në parlament i ka futur Kremlini, tenderat pa garë dhe PPP i kanë organizuar oligarkët rusë. Shumë na paska penguar Rusia në rrugën drejt BE.

Pra, nëse sot po akuzohet indirekt opozita, djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme si pengesa të rrugës drejt BE-së që mbështetet nga Moska, i bie që me të njëjtën logjikë të akuzohet edhe qeveria që ka dështuar tre herë me radhë të hapë negociatat.

Debati kush punon për Kremlinin mund të zgjasë pa fund, madje të shkojë deri tek shprehja : “Nuk duam Brukselin para qarkut të Fierit”, por këtë propagandë bajate zor se e kapërdin ndonjë shqiptar.

©Lapsi.al

More in BLOG
“Mercenarja” Amerikë: Plani i Trumpit për ta shndërruar NATO-n, në një shërbim me pagesë

Nga Jeremy Shapiro Komunteti transatlantik, do të takohet këtë javë në Konferencën e Sigurisë në Munih për tubimin e tyre...

Close