X

Salianji nxjerr videon: Prokuroria ka përgjuar Bashën në mënyrë të paligjshme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka dhënë një USB, gazetares së emisionit “Open” Eni Vasili që ta shfaqë.

Sipas tij aty duket qartë se si policia dhe prokuroria kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme selinë e Partisë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha. Sipas Salianjit kanë qenë në përgjim edhe gazetarë dhe televizione.

“Ka një skandal më të madh. Për turp të tyre ose ju ka rrëshqitur, prokurorisë i ka rrëshqitur që në mënyrë të paligjshme forcat operacionale kanë survejuar selinë e Partisë Demokratike dhe kryetarin e saj në mënyrë të paligjshme. Është e qartë që kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe ne nuk do ta lëmë me kaq” – tha Salianji.

More in KRYESORE, LAJME
Lirimi nga detyra i Skënderajt/ Manjani tallet keq me Lleshajn: U shkarkua i shkarkuari!

Publikimi i shkarkimit të drejtorit të Policisë së Tiranë, Kastriot Skënderaj, megjithëse largimi i tij nga detyra ishte bërë që...

Close