X

Avokati i ndritur Ngjela, i këndon Berishës dhe Ramës: Vare veten me litar, o Dinó; Ububu ç’i bëre vetes o…

Siç e kemi thënë vazhdimisht, avokati shumë i ditur dhe shumë i palajthitur, Spartak Ngjela, vijon të shpalosë idetë e tij për gjeopolitikën dhe për politikën e brendshme. Këtë herë, ai tregon se si Rusia, nëpërmjet radikalizimimit të jetës politike në Shqipëri, kërkon të shkatërrojë Shqipërinë dhe Kosovën. Më tej, ai na shpjegon që Berisha dhe tabori i tij janë vetëvarur dhe në Shqipëri ka mbetur e keqja më e madhe, Edi Rama.
Këtë gjë, ai e ilustron edhe me këto dy vargje:

“Vare veten me litar, o Dinó;
Ububu ç’i bërë vetes o!”

Ja postimi i plotë i avokatit të përndritur: 

Shkëmbimi i kufijve si politikë në Prishtinë dhe dorëzimi i mandateve të deputetit nga opozita, si politikë në Tiranë, ka qenë skemë për destabilizimin Shqipëri-Kosovë.
Vetëm bufi nuk e kupton këtë
Në Kosovë, Thaçi u tërhoq nga presioni i madh i opinionit publik shqiptar, kurse në Shqipëri, lëvizja Berisha po sfumohet, dhe shpejt do të mbetet e pafuqishme.
Marrja e Mitrovicës nga Serbia dhe Rusia, dhe radikalizimi i jetës politike në Shqipëri, mendohej se do ta zhbënte si histori çështjen shqiptare duke sjellë në një krah, shqiptarë masivisht të shpërngulur, dhe, në krahun tjetër, shqiptarë të nënshtruar nga sllavët.
Nuk kishte fare gjasë që të fitonte kjo si skemë, por, semos ka bërë ndonjëherë skema të mençura politika ruse!

Tani serborusëve duket se i ka vdekur çdo shpresë kundër Shqipërisë, se televizionet ruse po çirren për protestat e opozitës në Tiranë. Kurse brenda vendit, opozitën e ekstremizuar në marrëzi, nuk po e përkrahin shqiptarët.

Po politika e drejtimit të shtetit, si do të ecë?
Në Tiranë Edi Rama tani rrezikohet, sepse deri tani, në krahasim me Berishën, ai është mbajtur edhe ndërkombëtarisht si e keqja më e vogël. Tani që Berisha u vetëvar me të gjithë taborin e tij, Rama mbetet të jetë dhe është e keqja më e madhe. Domthënë që nuk ka më të ardhme. Por dje, aty, mbrapa kryeministrisë, disa romë ia kishin marrë këngës së tyre të famshme :
Vare veten me litare, o Dinó;
Ububu ç’i bërë vetes o!
Ta ketë dëgjuar vallë edhe Rama e Saliu këtë këngë?

/TPZ.al/ 

More in TEJ E KETEJ
Lefter Maliqi, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së shpejti deputet i opozitës së re

Në vijim të ndërtimit të opozitës së re nga Edi Rama, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Lefter Maliqi, ka dorëzuar...

Close