X

Lefter Maliqi, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së shpejti deputet i opozitës së re

Në vijim të ndërtimit të opozitës së re nga Edi Rama, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Lefter Maliqi, ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Pritet që javën e ardhshme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, t’i japë atij mandatin, si deputet i PD-së.

Lefter Maliqi, ka një karrierë të gjatë dhe shumë të zhdërvjellët politike. Në vitin 2005, ai ka qenë përfaqësues i LSI-së.
Në vitin 2009-2013, Lefter Maliqi ka qenë deputet i PD-së, ku ka thurur edhe këngë për demokracinë, liderëshipin politik  dhe veten e tij.

Në vitin 2016, ai priti Lulzim Bashën në Berat, duke i thënë: “Mirë se erdhe kryeministër i ardhshëm”.
Për këtë shkak, Partia Demokratike, e përfshiu të tretin në listat e veta për deputet. Në vitin 2017, pasi nuk fitoi, Lefter Maliqi bëri thirrje që qytetarët të votonin për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Për këtë shërbim, partia e emëroi, Nëndrejtor të Përgjithshëm të Burgjeve, detyrë që do ta kryejë, deri në ditën që do të hyjë në parlament si deputet i opozitës së re.

/TPZ.al/ 

VIDEO/ Lefter Maliqi këngë për Sali Berishën dhe veten e vet 

More in TEJ E KETEJ
Ja rilindasit e parë të opozitës së re

Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare, disa kandidatë nga listat e PD dhe LSI, kanë vendosur të...

Close