X

Ja rilindasit e parë të opozitës së re

Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare, disa kandidatë nga listat e PD dhe LSI, kanë vendosur të futen në Kuvend, si deputetë të rinj. Në emër të të gjithë këtyre deputetëve të rinj, përflitet se me ndërkombëtarët ka biseduar drejtëpërdrejtë, zotni Myslim Murrizi.

Opozita e re shqiptare deri tani ka këtë përbërje:

  • Rudina Hajdari, – Siç thotë i ndrituri Spartak Ngjela, kjo do të jetë koka që do të krijojë opozitën e re.
  • Myslim Murrizi, – Demokrato-ndërtues.
  • Lefter Koka,- Projektues dhe ndërtues i inceneratorëve, për helmimin e mbarë popullatës shqiptare.
  • Aurora Mara, – Zyrtare e Rilindjes, përgjegjëse sektori në Ministrinë e Infrastrukturës.
  • Ylli Shehu, – Ish Republikan, Ish LSI-st dhe sot PS-ist.
  • Edmond Rrushaj, – Ish drejtor i LSI-së në QSUT.
  • Enver Roshi, – Ish drejtor i LSI-së në Institutin e Shëndetit Publik.

/TPZ.al/