X

Zona historike përfshihet nga flakët, 78 të vdekur në Bangladesh

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë historike në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, duke vrarë të paktën 78 vetë.

Zjarri shpërtheu gjatë natës në një ndërtesë të banuar, që kishte materiale të djegshme të depozituara në katin e parë.

Pjesëtarët e një feste dasme mendohet se janë disa nga viktimat. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi ndezjen e zjarrit.

Flakët nisën në orën lokale 23:40, ndërsa shumë banorë po flinin gjumë.

Zjarri nisi në një depo kimike në katin e parë dhe më pas përfshiu tre ndërtesa të tjera, thonë zyrtarët.

Shumë njerëz mbetën të bllokuar dhe nuk ishin në gjendje të shpëtonin nga flakët.
Dëshmitarët dhe policia thanë se shpërthimet e gazit ndihmuan në nxitjen e përhapjes së flakëve.

More in BOTA, LAJME
Kryemadhi flet pas takimit me Bashën: Sot opozita dhe deputetët e saj janë të lirë

Pas mbylljes së protestës ditën e sotme, e cila zgjati për rreth 3 orë, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një...

Close