X

Protestuesit hedhin shashka drejt parlamentit

Mijëra qytetarë kanë dalë në protestë sot kundër qeverisë. Të vendosur para parlamentit, ndonëse seanca plenare u anulua, protestuesit kanë hedhur thirrje “Rama ik!” duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Deputetët e të gjitha partive opozitare janë ngjitur me radhë në një platformë të vendosur mes protestuesve dhe kanë dorëzuar publikisht mandatet duke thënë se ia dorëzojnë popullit dhe qytetarëve.

Protestuesit kanë hedhur shashka e flakadanë në oborrin e parlamentit. Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën duke krijuar disa kordonë. Mes protestuesve ndodhen edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

More in LAJME
Vendimi i Lefter Kokës për të mos djegur mandatin, reagon për herë të parë Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një prononcim publik është shprehur se djegia e mandateve erdhi në një kohë...

Close