X

Pasi kërkoi falje, Rama u rikthehet talljeve me opozitën

Menjëherë pas daljes për mediat kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj kundërshtarve të tij në politikë.

Përmes një postimi në Instagram,  kreu i Qeverisë ndan një videomontazh ku shfaqen figurat kryesore të Opozitës së Bashkuar.

Në video kreu i PD-së, Lulzim Basha me mikrofon në dorë teksa këndon himnin kombëtar të vendit para jurisë së “The Voice Kids Albania”, ndërsa Monika Kryemadhi së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha e inkurajojnë. Gjatë videos dëgjohen edhe pjesëtarët e jurisë të cilët shprehen “Çun apo gocë”, “Obobo”, “Më zhgënjeu” etj.

Ndërsa Rama krahas saj fton gjithë shqiptarët të qeshin.

“Komplimenta autorëve👏Le të qeshin të gjithë shqiptarët e mirë në mbyllje të kësaj dite”, shkruan Rama.

More in LAJME
Lubonja shpjegon mesazhin që dha Rama në përgjigjen për opozitën

Analisti Fatos Lubonja analizoi deklaratën e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili foli mbi çështjen e djegies të mandateve...

Close