X

Lubonja shpjegon mesazhin që dha Rama në përgjigjen për opozitën

Analisti Fatos Lubonja analizoi deklaratën e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili foli mbi çështjen e djegies të mandateve të deputetëve të opozitës. Sipas tij, ajo që ra në sy në fjalimin e Ramës ishte fakti se vijonte të krahasonte të bardhët me të zinjtë dhe të mirët përballë të këqijve, situata kjo që sipas tij është parë edhe në deklarata të mëparshme.

Lubonja renditi edhe disa faktorë që tregojnë dhe përligjin situatën e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët, nisur fillimisht nga largimet masive të shqiptarëve nga vendi, e deri tek korrupsioni dhe vjedhja e parave nga një grup oligarkësh.

“Të them të drejtën, unë ndoqa pjesën e parë. Këtë që kishit ju, nuk e ndoqa dot. Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti, kur krahasoi që ne nuk jemi si ata. Kishte një mani të Ramës për të krahasuar pjesën mes të zinjve dhe të bardhëve. Dy apo tre tregues që janë ndër më themelorët; rritja e numrit të shqiptarëve që duan të lënë vendin është shumë e lartë mbi 53%.
Sa i takon korrupsionit e “Transparency International” e ul më poshtë. Një varfërim, një shtrëngim gjithandej, sepse do të shkojnë paratë tek oligarkët. Dhe një përpjekje për të kontrolluar të gjitha pushtetet si asnjëherë tjetër. Ke parë një kryeministër Renzi tv, meqë kemi edhe Bollinon këtu. Prirja për të kapur të gjitha pushtetet, por së fundi edhe drejtësinë”, – tha Lubonja në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24.

More in AKTUALITET, LAJME
Koment/ Pse sonte Rama qe për të ardhur keq, shumë keq

Në reagimin e tij të parë pas djegjes së mandateve të opozitës, Edi Rama qe një njeri që të ngjallte...

Close