X

Lubonja: Disa ndërkombëtarë janë të korruptuar, i ka blerë narko-shteti, Bolino: Mos flisni pa prova

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është zhvilluar një debat, mes analistit Fatos Lubonja dhe gazetarit Carlo Bolino, lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në Shqipëri.

Pjesë nga debati:

Fatos Lubonja: Unë i shoh ndërkombëtarët si pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Kjo sepse, ky rrënim që po pëson Europa, është për shkak të këtyre kastave të euroburokratëve që shohin rrogat e tyre të majme.

Kam bërë shkrimin se si këta janë të lidhur më lobingjet.

Këta lloj ndërkombëtarësh, kanë rrënuar Europën. Kanë raport me qeverinë, sepse kjo qeveri është narko shtet dhe i ble dhe korrupton ndërkombëtarët.

Ndërkombëtarët janë pjesë e problemit. Pyetja është se Basha thotë, Amerika dhe Europa, nuk del dot nga kompleksi i ndërkombëtarëve. Opozita duhet të clirohet dhe të fitojë legjitimitet tek populli shqiptar dhe jo tek ambasadorët.

Carlo Bolino: Ne akuzojmë shumë thjesht njerëz për korrupsion. Kaq thjesht, njerëzit nuk e besojnë më. Ju akuzoni ambasadorin Soreca.

Fatos Lubonja: Unë kam akuzuar Vlahutinin. Ajo e bëri reformën në drejtësi.

Carlo Bolino: Departamenti i shtetit, Soreca dhe Ambsadorja Gjermane, i akuzoni për korrupsion

Andi Bushati: Jo, jo po abuzon

Fatos Lubonja: Këta ndërkombëtarët kanë 25 vjet këtu dhe e kanë parë se problemet këtu i kanë bërë mazhorancat. Sic shohim dhe në vende të tjera, tradita autoritariste, bën që ai që ka pushtetin kontrollon.

Prandaj, nëse marrim përsipër sic duam të marrin përsipër procesin demokratik, duhet të jenë më afër opozitës dhe jo qeverisë. Fakti se janë afër qeverisë, hedh shumë dyshime edhe për korrupsion. Të thashë Transparency International, që kanë punuar për grupe lobiste.

Një shtet narko-trafikantësh nuk e ka për gjë, të bëjë lobing.

Carlo Bolino: Si e cilësoni shtetin narko trafikant, pa prova?

Fatos Lubonja: I ka thënë Pazolini, unë e di por nuk i kam provat, për mafian në Itali

Carlo Bolino: Është faktuar me prova për mafian

Fatos Lubonja: Këtu jo? Ai Saimir Tahiri nuk është faktuar?

Andi Bushati: 21 Janari është krim politik apo aksident?

Carlo Bolino: Krim politik

Andi Bushati: Me gjykatë nuk është kështu. Ne flasim me cfarë shohim, duhet të përdorim të njëjtin standart.

Edhe kanabisi është krim politik, pavarësisht gjykatës. Edhe Unaza e Re, Gjushi me Avdylajt, janë krime politike.

/TPZ.AL/

More in KRYESORE, LAJME
Debati/ Bolino: Në protestë ishin militantët që vijnë me autobuzë, ja si i përgjigjet Enkelejd Alibeaj

Analisti Carlo Bolino, ka debatuar me Enkelejd Alibeajn lidhur me protestat e zhvilluara nga opozita. Sipas Bolinos këto janë mitingje...

Close