X

Kamenos: S’trembemi nga Shqipëria, Shkupin 20 minuta punë e kemi

Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i “Grekëve të Pavarur” Panos Kamenos, në një intervistë për televizionin lokal “TRT” ka thënë se Shkupi është punë e vogël dhe nuk përbën kërcënim për Greqinë. Sipas tij, një njësi e makinave të blinduara për 20 minuta mund të arrijnë deri në kufij me Serbinë.

Kamenos tha se as Shqipëria e as Shkupi nuk mund ta kërcënojnë Greqinë.

“Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”, tha Kammenos.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur që në mënyrë tjetër ta udhëheq qeverinë.

Ai tha se kur ka qenë në SHBA ku edhe ka propozuar “Planin B”, gjegjësisht marrëveshje me karakter strategjik për vendet e rajonit, sekretari shtetëror në SHBA e ka pyetur: pse insiston?

Kamenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrin me Maqedoninë, ndërsa është shkarkuar nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit.

 

More in BALLKAN, LAJME
Mesazhi i koduar/ Zbrazet Saimir Tahiri: Po paguaj faturën, njerëzit me shumë fytyra po tradhtojnë vendin!

Ish-ministrin Saimir Tahiri largimi nga politika duket se e ka bërë më të ndjeshëm, teksa sot ka vendosur që ti...

Close