X

Baton Haxhiu zbulon planin e Edi Ramës për të emëruar opozitën në Shqipëri

Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu, njeri shumë i afërt i kryeministrit Edi Rama, duke komentuar situatën poltike në vend pas djegies së madateve nga opozita, ka bërë një deklaratë të papritur, e cila zbulon planin e kryeministrit Rama.

I ftuar në studion e “Open” me Eni Vasilin, Haxhiu është shprehur se, “LSI do të zbehet” dhe se “PD do të zhduket”, dhe se këto dy forca politike mund të zëvendësohen nga partia e Vetëvendosjes në Shqipëri.

“Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të ndërtohet pas një muaj ose dy muaj. Mund të jetë Vetëvendosja. Dorëheqja i lë hapësirë Vetëvendosjes për të qene pjesë e jetës politke në Shqipëri. Dhe nuk janë të paktë njerëzit që janë të gatshëm për të formuar një parti politike shumë shpejt. Partitë si LSI dhe PD, njëra do zbehet, tjetra do zhduket, sepse shqiptarët do kërkojnë dicka të re”, u shpreh Baton Haxhiu.

Të ngjashme

More in LAJME
Pasi kërkoi falje, Rama u rikthehet talljeve me opozitën

Menjëherë pas daljes për mediat kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj kundërshtarve të tij në politikë. Përmes një...

Close