X

Basha mesazh ndërkombëtarëve: Mos më kërkoni të pranoj, atë që ju nuk do e pranonit kurrë për popullin tuaj

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, me një mesazh të fortë për ndërkombëtarët. Basha tha se nuk duhet t’i kërkojnë, që ai të pranojë ato gjëra që ata vetë kurrë nuk do të pranonin për popullin e tyre.

Unë besoj te liria te demokracia te mundësia për çdo shqiptar. Unë e di se si unë, qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndaj dua që këtë mesazh të parë t’jua them miqve tanë, ne nuk jemi popull i dhunës por i lirisë i demokracisë. Ne jemi e ardhmja e vendit, por nuk do të pranojmë kurrë më një Kryeministër bandit që u kap duke vjedhur votat në flagrancë. U kap në flagrancë duke vjedhur dhjetëra qindra miliona nga xhepi i qytetarëve.

Për Edi Ramën tërheqja është vetëm fillimi ai do shkojë para drejtësisë. I bëj thirrje policisë së shëtit të mos lejojë daljen jashtë kufijve të Shqipërisë për të pandehurin Edi Rama. Zbatimi i ligjit është detyrë e shtetit kur sh5teti nuk e zbaton duhet ta zbatojë sovrani. Këtu jemi bashkuar me njerëzit e lirë të këtij vendi. Dua t’ju them miqve të mi, atyre që nuk e dinë akoma se këtu nuk ka parlament, nuk ka drejtësi se ai që ju del përpara si Kryeministër është Maduro i Ballkanit.

Por kjo nuk është Venezuel. I them miqve të mi të më kërkojnë çfarë të duan unë si kreu i opozitës do ta bëj, por mos më kërkoni të pranoj atë që ju nuk do e pranonit kurrë për popullin tuaj. Nuk do pranoj që kushtetuta të kthehet në letër higjenike.

Nuk do pranoj zgjedhje të blera me ndihmën e krimit të organizuar. Kur nuk do ta pranoja më narko-shtetin. Ne jemi njerëzit e demokracisë, jemi njerëz të vlerave dhe jam i bindur që shumica prej nesh jemi dhe njerëz të besimit në Zot.

Në zemrat tona, që nga e shtuna nuk ka vend më për frikë veç frikës ndaj perëndisë. Zemrat tona janë mbushur me kurajo”, tha Basha.

More in KRYESORE, LAJME
Basha thirrje policëve: Mos lejoni Ramën të arratiset jashtë vendit

Duke e cilësuar Edi Ramën si të pandehur të popullit, Lulzim Basha i bëri thirrje Policisë së Shtetit të mos...

Close