X

Vuçiç kërkon ndihmën e BE: Detyroni Kosovën të heqë taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar sot me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Sam Fabrici.

Vuçiç i ka thënë Fabricit se shpreson që BE-ja do bëjç përpjekje shtesë për të detyruar Prishtinën të tërheqë taksën 100 për qind pasi kjo sipas tij kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ka nevojë për një marrëveshje të qëndrueshme. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën kur taksa të shfuqizohet”, ka deklaruar presidenti serb.

Ai ka shtuar se Beogradi është gati të gjejë një zgjidhje kompromisi duke theksuar se nuk ka alternativë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për rrugën evropiane të Serbisë, problemet me dialogun Beograd-Prishtinë, zbatimin e reformave politike dhe ekonomike si dhe problemet globale.

Vuçiç ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe kjo është shumë e rëndësishme për t’u mbështetur më tej nga BE-ja.

Fabrici ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësoje dialogun në mënyrë që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës.

More in BALLKAN, LAJME
Kryenin vjedhje në Tepelenë, kapen dy “skifterë”, dy të tjerë në kërkim

Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas të akuzuar për veprën penale të vjedhjes, ndërkohë është në ndjekje...

Close