X

Rezart Veleshnja shpjegon me detaje postimet e bujshme: Marrëdhënia ime me Lorenën është forcuar

Disa ditë më parë, të gjitha mediat rozë u pushtua nga lajmet për aktorin e ‘Portokalli’, Rezart Veleshnja, i cili postoi disa foto dhe deklarata shumë të rënda për partneren e tij Lorenën.

Pasi tha publikisht që ajo e kishte tradhtuar, ai i fshiu postimet dhe shpjegoi gjithçka duke treguar se i është vjedhur profili personal nga njerëz dashakeq dhe asgjë që është postuar nuk është vepër e tij. Ditën e sotme, aktori ka zbuluar të gjitha detajet e ngjarjes në një prononcim ekskluziv për ‘Panorama Plus’. Ai ka shpjeguar se nuk është ndarë nga partnerja, por lidhja e tij me Lorenën është shumë më e fortë pas ngjarjes.

“Përsa u përket videove dhe shkrimeve të postuara në ‘Story’-n tim të ‘Instagram’-it gjatë 14 orëve të udhëtimit tim, ‘Instagram’-i im u hakua sikurse dhe ai i Lorenës kishte qenë i hakuar pesë orë më përpara, por që unë nuk isha në dijeni. Lidhur me atë që ndodhi, ajo është jeta ime private dhe në jetën time private nuk ka të drejtë të ndërhyjë asnjë, ashtu si dhe unë nuk ndërhyj në jetën private të dikujt.

Ajo që ndodhi ishte një akt i shëmtuar i bërë nga disa njerëz që nuk kanë punë, janë të papunë dhe kanë dashakeqësi brenda shpirtit të tyre. Për këta lloj njerëzish, unë kam lënë Prokurorinë, e cila ka filluar hetimet dhe ka filluar të kryejë punët e saj.

Në lidhje me jetën time, do të kisha shumë dëshirë që të gjykohesha për jetën time artistike dhe jo atë private. Por mbi të gjitha, ajo që më vjen keq është që këta dashakeqët, mirë që merren me njerëzit publikë, por merren dhe cenojnë dhe jetën private të njerëzve që nuk janë publikë.

Dhe akoma më keq i dëmtojnë ata pa qenë të njohur, siç është rasti i Lorena Muratit, që është një vajzë e shkëlqyer, që unë kam marrëdhënie të shkëlqyera, ka një familje të shkëlqyer dhe që unë kam 20 vjet që e kam komshie. Ajo që është kryesorja, është se marrëdhënia jonë është bërë më e fortë, pra, kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo që do të doja është që këtë histori t’ia lëmë në dorë vetëm Prokurorisë, pjesa tjetër nuk na intereson më”,-është shprehur aktori.

Rezarti është ende në SHBA, ndërsa këtë problematikë e ka lënë pas krahëve dhe çdo gjë është sqaruar.

More in LIFESTYLE
Dojna Mema një xheloze jo dhe aq e pafajshme

Moderatorja Dojna Mema sapo krijoi një term të ri shfajësues për vajzat “xheloze”. Në rubrikën pyetje-përgjigje në Instastory, dikush e...

Close