X

Dojna Mema një xheloze jo dhe aq e pafajshme

Moderatorja Dojna Mema sapo krijoi një term të ri shfajësues për vajzat “xheloze”.

Në rubrikën pyetje-përgjigje në Instastory, dikush e pyet Dojnën nëse është apo jo xheloze.

Ajo preferon ta cilësojë veten thjesht një kurioze, mirëpo detajet që tregon e anojnë te grupi i xhelozeve të përjetshme.

Po pse thua xheloze Më mirë tingëllon “KURIOZE”. Më pëlqen të gërmoj pak tek e kaluara, të di gjithçka mbi ish-at (që kur jam në inat e sipër t’jua përmend).

Do të doja të shihja kë ndjek në Instagram (thjesht sa për ta ditur), a hedh sytë majtas-djathtas kur ble bukë, etj etj. Gjëra si këto, kaq të pafajshme…” u përgjigj Dojna duke i shoqëruar fjalët me emoji sysh e thikash.

More in LIFESTYLE
Këngëtarja e njohur prish edhe fejesën e dytë/FOTO

Historia e dashurisë midis Lady Gaga dhe Christian Carino është transformuar, si titulli i një kënge të kënduar nga ylli...

Close