X

Rusët dhe serbët “trazojnë” kontinentin e vjetër

Agresioni rus për ta ndryshuar Bashkimin Evropian është evident. Në mungesë të një politike paqësore, me zhvillim ekonomik dhe vlera, Kremlini me një grusht njerëzish fanatikë, të kriminalizuar e korruptuar, po përpiqet që në vazhdimësi ta trazojë Evropën.

Rasti më i freskët i ri i evidentuar është ai në protestat në Francë, ku në mesin e të ashtuquajturve “Jelekët e verdhë” janë parë njerëz të njëjtë, paramilitarë pro-rusë që kanë vepruar në Ukrainë.

Victor Alfonso Lenta, i cili u pa në protestat e muajit të fundit në Shamps-Elyeese në Paris, duke iu prirë protestave antiqeveritare. Sipas të dhënave që kanë ardhur nga mediat ukrainase, gjë që dëshmohet edhe me fotografi e video të shumta, Lenta ka ka qenë pjesëmarrës i grupit paramilitar të “legjionit Frances në Donbas”, krah i forcave ruse në territoret e pushtuara ukrainase.

Biografia e këtij njeriu, që mediet franceze e quajnë të rrezikshëm, fillon se ka ai ka prejardhje kolumbiane.

Viktor Lenta, në pjesën publike të aktivitetit të tij dihet se ka qenë pjesëtar i Marinës së Tretë Detare të Francës. Një ekstremist i së djathtës franceze të njohur si “Blloku i Identitarëve”, në të cilin ishte edhe tashmë i njohuri francezi me shtetësi serbe Arnaud Gouillon (Arno Gujon). Gujonit i është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës nga autoritetet e sigurisë, si një njeri që paraqet propgandë të zezë. Ekstremi i djathtë në Francë, ashtu si edhe në disa vende të tjera evropiane, është i lidhur ngushtë me Kremlinin zyrtar, shkruan RTK.

Viktor Lenta, dikur ka qenë edhe pjesë e një grupi paramilitar në Donbas, në përbërjen e të cilit kishte shumë serbë. Këtij grupi i printe Nikola Peroviç, me shtetësi serbe dhe franceze, i cili, sipas të dhënave të mediumeve perëndimore kohë pas kohe jeton në Beograd.

Gjatë kohës sa ishin në territoret e pushtuara ukrainase, grupin paramilitar në fjalë e kishin vizituar shumë struktura sekrete të sigurisë, të afërta me Federatën Ruse. Ndër ta, ishte edhe agjentja me ndikim e FSB (shërbim inteligjent rus), serbja Dragan Trifkovic, të cilën e kishte zbuluar shërbimi sekret i Kosovës (AKI).

Rusia po përpiqet gjithandej që të ndikojë nëpër botë, porse sipas hulumtimeve të RTK-së, grupe të njëjta njerëzish të tillë si Lenta e Peroviç sillen vërdallë nëpër botë. Kujtojmë, se grupe të njëjta paramilitarësh kanë luftuar edhe në ish-Jugosllavi, Ukrainë, Siri dhe është raportuar se të tillë tashmë janë edhe në Venezuelë, siç është rasti i paramilitarëve të njësitit “Vagner”.

Në anën tjetër, kjo dëshmon për numrin e vogël ët njerëzve të cilët i kryejnë operacionet në këto vende. Pra, nuk ka shumë operativë të tillë në kuadër të shërbimeve ruse, të cilët herë paraqiten si protestues në Paris, e herë si luftëtarë në Ukrainë.

Të gjitha këto tregojnë për lidhjen që ka Serbia me Rusinë. Së voni u raportua edhe për skandalin me shefin e kundërzbulimit të Belgjikës, i cili iu ka dhënë informacion të ndjeshëm rusëve. Edhe në këtë rast, një qytetare e Serbisë u tha se ka qenë ndërmjetëse.

More in BOTA, LAJME
Arrestohet shqiptari në Itali, 11 plumba ndaj makinës së ish-pronarit

Qëlloi me pistoletën makinën e ish-pronarit për “ta bindur” ti paguante 5000 eurot. Për këtë arsye ka përfunduar në prangat...

Close