X

Bernie Sanders kandidon për herë të dytë: Koha për të përfunduar “revolucionin politik” që nisëm

Senatori amerikan, Bernie Sanders, thotë se do të kandidojë përsëri për president në vitin 2020, duke bërë një përpjekje të dytë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.

Senatori 77-vjeçar i Vermontit u bë një yll politik në vitin 2016 megjithëse ai humbi nominimin për president të SHBA-së.

Përmes një letre drejtuar mbështetësve të tij, ai tha se është koha për të përfunduar “revolucionin politik” që e kishin filluar.

Senatori Bernie Sanders njihet si kritik i hapur i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai e ka përshkruar atë si një “gënjeshtar patologjik” dhe “racist”.

Sondazhet e hershme bëjnë të ditur se senatori Sanders, është shumë përpara kandidatëve tjerë të mundshëm demokratë, shkruan BBC.

Sanders, humbi nominimin e demokratëve në vitit 2016 nga, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton. /REL/

More in BOTA, LAJME
“Kur kapet në flagrancë Rama gënjen”, Strazimiri: Ka lidhje me kriminelët, ja ku janë faktet

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, akuzon kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me krimin dhe se ai ka...

Close