X

Vendimi unanim i Opozitës/ Bylykbashi: Mandatet janë të popullit, pa shporrur Ramën nuk ka të ardhme

Pas vendimit unanim të të gjitha partive opozitare për të djegur mandatet, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i Durrësit shprehet se, mandatet janë të popullit dhe se pa shporrur Ramën nuk ka të ardhme për askënd.

Postimi I Oerd Bylykbashit:

Mandatet janë të popullit‎!

‎Ne deputetët e Opozitës vendosëm t’ia dorëzojmë mandatet tona popullit. Ai është sovrani, ato mandate janë të tij dhe na i dha ta përfaqesojmë me dinjitet në një Kuvend demokratik, dhe jo në në Kuvend kriminelësh dhe të korruptuarish si ky që komandon Edi Rama. Tani fjalën a ka populli. Opozita do jetë në mes të tij, për të luftuar për zgjedhje të lira e të ndershme! ‎Pa shporrur Ramën nuk ka te ardhme per askend!

More in Uncategorized
Monika Kryemadhi: Rama, një kryeministër që po helmon popullin e tij

E ndërsa dhuna vijon të jetë prezentë në protestë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, ku...

Close