X

Rama si Juventusi i Moggi-t, që bleu ndeshjet dhe arbitrat

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të opozitës së bashkuar për të djegur mandatet parlamentare. Rama ka thënë se ai është si Juventusi dhe se të tjerët, nga pamundësia për të fituar, braktisin kampionatin. Por, duket se edhe ky krahasim që kryeministri është munduar të gjejë, ka një të metë të madhe. Analisti Babaramo, i kujton kryeministrit se edhe historia e “ndritur” e Juventusit, është shenjuar nga një ngjarje e shëmtuar, siç ishte blerja e arbitrave dhe ndeshjeve, që e çuan në kategorinë e dytë.
Një shqetësim të ngjashëm ka edhe opozita sot, por jo me blerjen e ndeshjeve, por me blerjen e zgjedhjeve dhe korrupsionin galopant të Edi Ramës.

Ja çfarë shkruan Babaramo: 

Nuk durohet me Juventusi, te anullohet kampionati, thote Rama me ironi per vendimin e deputeteve te opozites per te djegur mandatet.
Ne fakt kam 30 vjet qe nuk shkoj ne stadium, por per nje gje jam i sigurte se cfare i ka ndodhur Juventusit thuajse dhjete vjet me pare. Kishte blere, ndeshjet arbitrat. Ne mos gabohem skandali quhej Calciopoli. Kishte plot pergjime qe u bene publike. Kampionati nuk u anullua. Juventusit i hoqen titullin dhe e zbriten ne kategorine e dyte, ndersa Moggi, filloi të endej si çifuti në shkretëtirë.

/TPZ.AL/ 

More in KRYESORE, LAJME
Erisa Xhixho: Djegia e mandateve hap rrugën për zgjedhje të lira

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Grupi Parlamentar i LSI-së për djegien e mandateve...

Close