X

LSI merr vendimin për të djegur mandatet parlamentare

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka vendosur t’i bashkohet Partisë Demokratike, në vendimin për djegien e mandateve parlamentare.

Monika Kryemadhi e ka lajmëruar këtë vendim në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së.

Grupi parlamentar i LSI vlerëson se djegja e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e të drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë përmes votës së lirë”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi renditi një sërë arsyesh përse LSI ka mbërritur në këtë vendim, ku spikaste blerja e votave nga element kriminalë dhe zhytja e qeverisë në afera korruptive. Ajo u shpreh se opozita ka si qëllim, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Tashmë opozita e bashkuar, me të gjithë aleatët, ka vendosur të dalë jashtë institucioneve, për t’ju bashkuar qytetarëve në shesh.
Nga ana e kryeministrit Rama, nuk ka patur asnjë reagim konkret për djegien e mandateve, sepse qeveria ka shpresuar deri në fund se opozita do të përçaher dhe ky akt nuk do të kryhet.

Ambasadori i BE-së, dhe përfaqësuesja e SHBA-së, kanë zbarkuar në zyrën e kryeministrit Rama, për të diskutuar situatën politike të krijuar në vend, pas këtij vendimi të Kryemadhit.

/TPZ.AL/

More in KRYESORE, LAJME
Shuhet shpresa e Ramës/ Digjen edhe tre mandatet e Dukës

Shuhen përfundimisht shpresat e Edi Ramës për të përçarë opozitën. Rama ka shpresuar deri në fund,  nëse ndonjë nga deputetë...

Close