X

Arrestohen prindërit e Mateo Renzit

Prindërit e ish-kryeministrit italian, Mateo Renzi janë arrestuar ditën e sotme.

Pasi janë marrë në pyetje, gjykata ka vendosur që Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli të rrinë në ‘arrest shtëpie’.

Lajmin për arrestimin e dy prindërve të Renzit e ka dhënë avokati i tyre, Federico Bagattini i cili e ka quajtur vendimin për arrestimin si të ‘pakuptueshëm dhe të pazakontë’.

Prindërit e ish-kryeministrit italian akuzohen për mashtrime bankare dhe fatura false.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitet 2010-2011.

Kujtojmë këtu se Matteo Renzi për disa vite ishte kryeministër i Italisë.

More in BOTA, LAJME
I përplas makinën nga mbrapa duke hedhur në kanal dhe largohet nga vendngjarja, plagoset avokati

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kasharit në Tiranë. Burime për Fax News bëjnë të ditur...

Close