X

A do ta pranojë mandatin e PD-së, Lefter Maliqi?

Ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza, gjatë emisionit “Opinion” tha se, Lefter Maliqi, i cili është në listën e PD-së mund të pranojë mandatin e deputetit. Por, për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi ai nuk është kandidati i PD-së, por është një drejtor i Partisë Socialiste.

Edi Rama të ndalë tentativat për të blerë kandidatet e opozitës. Ne do procedojmë më dorëheqjen vullnetare të gjithë kandidatëve. Në zgjedhjet e shkuara PD nuk ishte në koalicion. Ndaj nuk ka zgjidhje ligjore mandatet nuk i kalojnë partive të tjera. Lefter Maliqi? Ai nuk është kandidati i PD, i është një drejtor i Partisë Socialiste. Po ta gëzojë mandatin”, tha Bardhi.

Lefter Maliqi mban postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike iu përgjigj sot unanimisht propozimit të Kryetarit të partisë Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve. Këtij vendimi iu bashkuan dhe aleatët e tjerë të partive të vogla të së djathtës, dhe në mbrëmje edhe Lëvizja socialiste për Integrim, forca e dytë më e madhe e opozitës.