X

Monika Kryemadhi: Rama, një kryeministër që po helmon popullin e tij

E ndërsa dhuna vijon të jetë prezentë në protestë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, ku e ka akuzuar Kryeministrin Rama se po helmon popullin e tij në masë.

“Ne kemi një kryeministër që helmon popullin e vet në masë. Rama do të mbajë përgjegjësi. Të procedohen dhunuesit, por nuk ka të drejtë të helmojë protestuesit. Çdo ditë Rama do ta ketë si ditën e Shën Valentinit”, tha Kryemadhi.

Dhuna ka qenë prezentë thuajse që në fillim të protestës dhe vijon ende. Protestuesit tentojnë të futen në Kryeministri, ndërsa policia i qëllon me gaz lotsjellës dhe ujë. Më herët Kryemadhi u shpreh se dhuna e shfaqur është plan i Qeverisë.

More in AKTUALITET, LAJME, Uncategorized
Reuters raporton për protestën e sotme të opozitës

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar gjithashtu për protestën e ditës së sotme të opozitës. Agjensia e lajmeve Reuters, i ka dedikuar...

Close