X

“Zoti i drogës” El Chapo shpallet fajtor për të gjitha akuzat

“Zoti i drogës” meksikani Joaquin “El Chapo” Guzman është shpallur fajtor në fund të gjyqit në Manhatan dhe tani rrezikon burgimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë të SHBA.
Vendimi u arrit pas gjashtë ditëve të dhomës së këshillit dhe pas dy muaj e gjysmë gjyq me mbi 200 orë depozitime nga 56 dëshmitarë, 14 prej të cilëve kishin punuar për El Chapo. Ai u shpall fajtor për të gjitha akuzat që rëndonin ndaj tij: dënimi do të shpallet vetëm në qershor dhe baroni i drogës do ta presë vendimin në qeli.

Fati i bosit më enigmatik, të egër dhe legjendar të kartelit të drogës në Amerikën Latine u vendos nga një grup juristësh popullor, shtatë burra dhe pesë gra: anonimë dhe pjesërisht të “marrë peng” gjatë gjithë procesit ata dëgjuan dëshmitë për torturat dhe vrasjet e përgjakshme, episode korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisë meksikane, aventurat me “të dashurat e narkomanëve”, arratisje në tunele të nëndheshme, automatikë AK-47 të veshura me ar dhe pistoleta me iniciale të gdhendura me diamante.

More in BOTA
Shtëpia e Bardhë: Duhet më shumë kohë për marrëveshjen e kufirit

Shtëpia e Bardhë thotë se duhet më shumë kohë për marrëveshjen e kufirit. Zëdhënësi, Hogan Gidley tha se procesi i...

Close