X

Vrau bashkëshorten, 44-vjeçari kishte 15 vite punë në Gardë

Të tjera detaje zbulohen mbi krimin në familje që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës, teksa gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.

Vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë, raporton Balkan Web.
Çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë çdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Në banesë ka qenë edhe vajza e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Vajza e mitur është marrë nga prindërit e viktimës pas ngjarjes.

Fqinjët shprehen se familja nuk kishte probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami.

Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.

More in AKTUALITET, LAJME
“Mezi e bënë vajzën”, falsin fqinjët e gardistit që vrau gruan: Jemi të habitur!

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku Alket Arapi 44-vjeç, punonjës në Gardën e Republikës vrau...

Close