X

Vrasja/ Gardisti besimtar mysliman, gruaja e mbuluar me shami

Një ngjarje e rëndë tronditi që në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeqytetin, kur 44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi, 36 vjeçare.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta.

Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qenë besimtarë myslimanë. Në një postim kjo e fundit shfaqet edhe e mbuluar me shami.

Vetë Alketi në Facebook poston shumë shprehje fetare dhe falënderime për Allahun.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

More in AKTUALITET, LAJME
Përplasen 2 makina në Lezhë, rëndë në spital shoferja

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të qytetit të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur...

Close