X

Vendimi për Dajtin, KLGJ: Gjyqtarët kanë kryer shkelje të rënda

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 police dhe u dënua me 25 vite burg si rezultat i gjykimit të shkurtuar ka reaguar edhe KLGJ. Përmes një njoftimi zyrtar KLGJ shkruan se gjyqtarët kanë bërë shkelje të rënda.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik, se pranë tij, është depozituar kërkesa e Ministrit të Drejtësisë, në të cilën kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti, me arsyetimin se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit”, njofton KLGJ.

More in AKTUALITET, LAJME
Operacioni Shqipëri-Itali, Cutillo: Fuqizojmë bashkëpunimin

Ambasada e Italisë në Tiranë ka përshëndetur operacionin anti-drogë Shqipëri-Itali dhe ka nënvizuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit. Në një...

Close