X

U fotografua me Arben Ahmetajn, Ervin Salianji publikon videon: Si ndodhi takimi me Ahmetajn

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ka folur për herë të parë pas fotos së publikuar një ditë më parë, ku ai shihej në tavolinë duke konsumuar një kafe me ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Sipas Salianjit, fotoja në fjalë është bërë gjatë një aktiviteti, ku ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri, ndërsa shtoi se nëse ai do të kishte diçka të fshehtë apo do të kishte për të folur për ndonjë marrëveshje, ajo nuk do të bëhej aq publikisht.

Deputeti i PD-së, u shpreh se këto janë qëllime dashakeqe, por që nuk mund të arrijnë asgjë, pasi ai nuk mund të kapet askund në korrupsion apo afera të tilla, pasi është i pastër.

“Nuk ka diksutim që në shumicën e rasteve në takime të ndryshme, rastis të jesh në edhe me përfaqësues të maxhorancës.

Unë nuk kam asnjë takim tjetër me personin në fjalë. Ka qenë i rastësishtëm.

Kështu ka qenë edhe ky rast. Në të njëjtën ditë kam qenë edhe me gazetar të një televizioni tjetër. Nëse unë kam një tjetër takim kokë më kokë me deputetë të Partisë Socialiste, unë mbaj përgjegjësi, edhe pse nuk do të thotë gjë se nuk jemi në luftë klasash.

Ka qenë një takim në një organizim, që për etikë nuk do ta them. Nëse ka marrëveshje apo takime sekrete me qeverinë, ato nuk bëhen publikisht. Askush nuk mund të më kompromentojë dot”, – tha ndër të tjera Salianji.

FOTOJA E PLOTË

 

More in AKTUALITET, LAJME
Tjetër taksë tek karburantet, tani për krijimin dhe menaxhimin e rezervës së sigurisë

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cila do...

Close