X

“Tradhtia fodulle shkëlqen…”, si e paralajmëroi gardisti vrasjen e gruas së tij

Mëngjesi i ditës së sotme në Tiranë u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një gardist 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit gruan e tij Ervilma Seferi.

Sipas dëshmive të 44 vjeçarit në polici, ai ka deklaruar se e vrau bashkëshorten pasi dyshonte se ajo e tradhtonte.

Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt.”– mësohet se është shprehur Alketi.

Sakaq këtë gjë Alket Arapajt e kishte paralajmëruar dhe në Facebook, pasi para dy javësh kishte bërë një status pikërisht për tradhtinë. “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë”, shkruante gardisti.

Alket Arapaj dhe Ervilma Seferaj ishin prindër të një vajze të mitur. Ata jetonin në një shtëpi pranë shkollës “Bajram Curri” në Allias të kryeqytetit dhe sipas fqinjëve, ata nuk dihet të kishin pasur konflikte mes tyre.

Ai e vrau bashkëshorten me dy plumba, ndërkohë që në shtëpi ndodhej edhe vajza e tyre e mitur. Familja Arapaj ishin besimtarë myslimanë dhe 36-vjeçarja ishte e mbuluar me shami.

More in AKTUALITET, LAJME
5 milionë euro nga deputeti/ E vëteta e konfliktit Veliaj – Ramiz Kelmendi

Shumë pika të errëta kanë mbetur në konfliktin e bërë publik mes kryebashkiakut të Tiranës dhe një deputeti biznesmen të...

Close