X

Punonjësi i Gardës vret me armën e shërbimit bashkëshorten

Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare me inicialet E.S.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias, ndërsa punonjësi i gardës Alket Arapaj është arrestuar nga policia pas vrasjes.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë 44-vjeçarin të vrasë bashkëshorten e tij me armën e shërbimit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

More in AKTUALITET, LAJME
Arta Dade: Rama është bërë më keq se Berisha, të ikë sepse modeli i tij dështoi

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimet e fundit në qeveri. Sipas...

Close