X

Përplasen 2 makina në Lezhë, rëndë në spital shoferja

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë kryqëzimit të Ishull Shëgjin.

Një furgon është përplasur me një mjet tjetër tip ‘Renault’ dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit tip ‘Renault’.

Drejtuesja e mjetit ende e paidentifikuar është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, ndërsa forca policie vijojnë hetimet.

More in AKTUALITET, LAJME
Fruthi/ OBSH bën paralajmërim të fortë, ja çfarë thotë për Shqipërinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një paralajmërim të fuqishëm në Evropë, pasi sipas saj, prevalenca e infeksioneve të fruthit...

Close